E Shtunë, 31 Tetor 2026

Associated Press i kërkon falje gazetarit për scoop-in

Share

Agjencia e njohur e lajmeve Associated Press ka kërkuar sot falje pse pushoi nga puna një gazetar që kishte raportuar për mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.

Ed Kennedy sfidoi censurën ushtarake për të raportuar i pari se nazistët ishin dorëzuar natën e 7 majit 1945.

SHBA dhe Britania e Madhe kishin rënë dakord për të shtyrë edhe një ditë lajmin në mënyrë që Rusia të organizonte një tjetër ceremoni dorëzimi në Berlin.

Por tani AP thotë se Kennedy bëri gjënë e duhur duke thyer embargon.

Sipas BBC, Kennedy ishte një nga 17 reporterët që ishte thirrur për të dëshmuar dorëzimin formal të trupave gjermane tek aleatët në orën 02;41 të 7 majit 1945.

Grupi u betua përpara ushtarakëve amerikanë se nuk do e nxirrte lajmin deri më datë 8 maj, 36 orë më vonë.

Por kur Kennedy dëgjoi në radion gjermane se po deklaronte dorëzimin më datë 7 maj, në orën 14:41, e publikoi historinë një orë më vonë.

Ai u kritikua dhe më pas u pushua nga puna.

Kennedy vdiq në një aksident në vitin 1963, në moshën 58 vjeç.

Tani agjencia thotë se kanë bërë një gabim të rëndë që e pushuan nga puna.

E bija e gazetarit thotë se është jashtëzakonisht e lumtur për faljen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›