100 vjetori i Pavarësisë, përkujtohet shkolla e parë shqipe në Shupenzë
Peshkopi- Komuna e Shupenzës në Peshkopi në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë ka festuar sot 100 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në fshatin Bllacë.
Në këtë përkujtim është mbajtur një aktivitet historiko- shkencor kushtuar hapjes dhe ecurisë së kësaj shkolle. Të pranishëm ishin edhe personalitete të pushtetit lokal, mësues, studiues, historianë, etj.
Në fjalën e tij deputeti i kësaj zone, Selami Xhepa, u ka bërë thirrje nxënësve të rrisin dashurinë për librin, dhe ka kërkuar ndërtimin e një shkolle të re.
Gjithashtu sot u vendos një pllakë përkujtimore dhe u dekoruan nga Këshili i Komunës, me medaljen Nderi i Komunës, disa mësues të vjetër.