”Aston Villa” fiton Europa League

STAMBOLL, 20 maj /ATSH/ – Klubi i njohur i futbollit anglez, ”Aston Villa” fitoi sonte kupën e Europa League, pasi mundit në finale ekipin gjerman të ”Freiburg”-ut, me rezultatin 3-0, sipas pamjeve televizive.
Pjesa e parë e ndeshjes, së luajtur në ”Tupras Stadyumu” të Stambollit dhe e drejtuar nga francezi, Francois Letexier u mbyll me rezultatin 2-0, pas golave të Tielemans (41′) dhe Buendias (45’+3′).
Gjatë pjesës së dytë ”Aston Villa” shënoi sërish me Rogers (58′).
Kjo është fitorja e parë kontinentale e ”Aston Villa”-s pas 25 viteve.
Në stadium ishte i pranishëm edhe anëtari i familjes mbretërore britanike, princi William, i njohur ndryshe edhe si tifoz i zjarrtë i ”Aston Villa”-s./ a.jor.