E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqiptaria me Shkupin” studentët në Tiranë marshim drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut më 26 maj

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Studentët shqiptarë në Tiranë kanë njoftuar se do të organizojnë një protestë më 26 maj në sheshin “Skënderbej” në orën 17:00.

Aleanca Studentore njoftoi sot se marshimi do të vijojë nga sheshi drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Me sloganin “Shqiptaria është me Shkupin”, ata u bëjnë thirrje të gjithë të rinjve t’u bashkohen protestës.

Dy ditë më parë, disa studentë të nisur nga Tirana në mbështetje të protestës së studentëve shqiptar në Shkup të cilët kërkojnë  “dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe”, u ndaluan në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Sipas organizatorëve protesta nuk është kundër askujt, por synon mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë në Maqedoninë e Veriut.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›