E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aston Villa ofron 50 milionë për sulmuesin e Barcelonës

Pas një viti të mrekullueshëm në Barcelonë, Monchi dhe Aston Villa e Emery duan të rikthejnë Ferran Torres në Angli.

Sipas “Birmingham Live”, skuadra angleze do të ishte e interesuar për nënshkrimin e sulmuesit spanjoll dhe do të hidhte në tavolinë deri në 50 milionë euro.

“El Tiburon”, i cili më parë ka luajtur për Manchester City, pavarësisht se nuk luante shpesh si titullar, arriti të shënojë 19 gola dhe 7 asiste këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›