E Hënë, 2 Nëntor 2026

Holandë/ PSV Eindhoven mbron fronin dhe fiton për herë të 26-të titullin kampion

Në dhjetë vitet e fundit PSV Eindhoven kurrë nuk kishte mundur që të mbronte titullin kampion, por këtë sezon mundi të bënte diçka të tillë edhe pse deri pak javë më parë Ajaksi kryesonte kampionatin me plot 7 pikë diferencë.

Pasditen e sotme ekipi nga Eindhoven ka siguruar titullin kampion me fitoren (3-1) që mori në fushën e Spartës së Roterdamit falë golave të Perisiç, De Jong dhe Tilman. Kjo fitore shkaktoi zemërim në Amsterdam ku Ajaksi i drejtuar nga Françesko Farioli e mbylli kampionatin vetëm një pikë larg rivalëve historik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›