E Diel, 1 Nëntor 2026

Astrit Patozi: Berisha shkëlqen me ikjen tij, ndërsa Edi Rama nxin me fitoren e tij

citiNënkryetari i PD-së, Astrit Patozi shprehet se Sali Berisha mori më shumë se çduhet përgjegjësi për humbjen e thellë të zgjedhjeve.

Sali Berisha e personalizoi më shumë se çduhet përgjegjësinë e humbjes. Nuk i heq asnjë meritë, si dhe ndjehemi njësoj përgjegjës në të gjitha nivelet për atë që ndodhi, ka thënë Patozi për ABC News.

Sipas tij, Sali Berisha nuk ka nevojë të flasin apo mendojnë mirë për të, sepse Sali Berisha e ka shkruar me dorën e tij historinë e PD-së dhe të Shqipërisë nga 90-ta deri sot. Nuk ka aspak nevojë që të kalojnë disa vite dhe të ridimensionohet historia.

Patozi thotë ndërkohë, se Berisha ka ende shumë për ti dhënë shumë PD-së:

Besoj se kontributi i tij do të jetë thelbësor në ringritjen e PD-së me shpejtësi në nivelet më të mira që ka patur ndonjëherë.

Për Patozin, Berisha shkëlqen me ikjen e tij, ndërkohë që Rama nxin me fitoren e tij.

Është dita për të parë kontrastin e madh mes humbësit e fituesit .Berisha shkëlqen më ikjen tij, Edi Rama nxin me fitoren e tij. Nuk do bëjmë opozitën e nxirjes, siç bëri Edi Rama. Është dita për të bërë diferencën mes një burri shteti. Edi Rama duhej të kërkonte ndjesë, edhe pse ka arritur fitore të gjerë, të kërkonte ndjesë për 2009 deri më sot, sepse i ka shkaktuar kaq shumë andralla këtij vendi, sepse Sali Berisha dhe PD janë të njëjtë, si dje, ashtu dhe sot, shprehet ai./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›