Astronautët bëjnë daljen e tyre në hapësirë
Dy astronautë po përgatiten për të bërë daljen e dytë në hapësirë për të bërë disa riparime në stacionin ndërkombëtar të hapësirës, pas festimeve me rastin e 10 vjetorit të këtij stacioni.
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA tha se përveç riparimeve astronautët do ta përgatisin stacionin e hapësirës për instalimin e një kornize të re mbështetëse nga jashtë.
Astronautja Heide Stefanyshyn-Piper tha se ajo dhe kolegu i saj ndryshuan planet sepse të martën ajo humbi çantën me veglat e punës gjatë daljes së parë në hapësirë.
Zonja Stefanyshyn-Piper i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se çanta i
shpëtoi nga dora ndërsa po punonte në panelet diellore të stacionit dhe se ajo
gaboi që nuk e ligji çantën në dorë për haljen në hapësirë prej 7 orësh. //kk//