Shumica e tregjeve aziatike mbyllen me fitime
Shumica e tregjeve aziatike u mbyllën sot me fitime, pasi ishin në territorin negativ në orët e para të këmbimit, një ditë pasi aksionet në Shtetet e Bashkuara pësuan edhe një rënie tjetër të ndjeshme.
Indeksi Nikkei i Japonisë e mori veten para mbylljes së këmbimit, me një ngritje prej 2 presje 7 për qind. Indeksi kryesor i Koresë së Jugut u ngrit 3 presje 7 për qind, po ashtu edhe indeksi Hang Seng i Hong Kongut u ngrit gati 3 për qind.
Dje, Uoll Striti në Nju Jork pësoi një rënie të ndjeshme pasi anëtarët e Kongresit amerikanë ranë dakord të mos mernin një vendim rreth shpëtimit të 3 kompanive më të mëdha të automobilëve.
Indeksi S&P 500 ra në nivelin më të ulët në 11 vjetët e fundit, ndërkohë që indeksi tjetër, Dow Jones Industrial ra në nivelin më të ulët që nga viti 2003. (ze)