E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astronomi imazhete rralla te perplasjesse dy asteroideve

UASHINGTON- Teleskopi hapesinor Hubble mori imazhe qe mendohet te kene ardhur nga nje perplasje ne vitin 2009 mes asteroideve ne sistemin tone diellor duke treguar nje objekt te cuditshem ne forme X qe nuk ishte pare kurre me pare njoftoi dje NASA.

Imazhet e regjistruara nga muaji janar deri ne maj 2010 tregojne nje objekt qe quhet P/2010 A2 me mase rreth 130 metra gjeresi dhe me nje bisht te gjate grimcash diametri i te cilave varion nga me pak se nje centimeter deri ne 25 centimetra.

Kjo eshte ajo qe mbetet nga nje ateroid pas nje perplasjeje me nje tjeter asteroid shume me te vogel se tre deri ne gjashte metra gjeresi sipas studiuesve punimet e te cileve jane publikuar ne revisten Nature.

Sipas David Jewitt nje astronom ne Universitetin e Kalifornise ne Los Anxheles perplasja ka ndodhur ne muajin shkurt ose mars 2009 dhe goditja ka qene aq e fuqishme sa shperthimi i nje bombe te vogel atomike.

Objekti ne forme misterioze u zbulua nga objektivat e fuqishem te telekopit Hubble ne qindra asteroide qe permbajne miliona trupa qiellor dhe shkembor dhe shtrihen mes planeteve Mars dhe Jupiter. foto afp
atsh/Balkanweb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›