Maqedonishqiptaret refuzojneregjistrimin
SHKUP - Parlamenti ne Maqedoni ka filluar procedurat per ndryshimet e ligjit per regjistrimin e popullsise. Por regjistrimi i popullsise po shkakton debate partite opozitare shqiptare te PDSH-se edhe DR-se shprehin rezerva per procesin. Dje PDSH-ja qe eshte me e madhja e opozites por qe bojkoton parlamentin beri propozimet e saj. Sipas kesaj partie te gjitha vendimet nga organet kompetente qe do zbatojne regjist-rimin e popullsise te merren me konsensus te rregullohet ceshtja e atyre personave qe ende nuk kane nenshtetesi. Nga aspekti pragmatik kjo parti propozon qe te kete nga dy kopje te fleteve te regjistrimit formularet te jene ne dy gjuhe te kete nepunes shqiptar edhe ne vendbanimet ku nuk ka shqiptare si dhe procesin e monitorimit dhe te perpunimit te te dhenave ta mbikeqyre jo vetem EUROSTAT-i por edhe OSBE-ja dhe byroja amerikane e regjistrimit. Nese nuk merren parasysh keto sugjerime PDSH-ja thote se do te beje thirrje qe shqiptaret mos te marrin pjese ne regjist-rimin e popullsise. PDSH-ja si dhe partia tjeter opozitare DR-ja ngrene shqetesime serioze edhe per menyren se si do te regjistrohen ata shtetas te Maqedonise qe jetojne jashte vendit. Regjistrimi i popullsise pritet qe te ndermerret ne muajin prill 2011.
s.g/GSH/Balkanweb
s.g/GSH/Balkanweb