At Nikolla Marku: Anastas Janullatos, hiq dorë nga provokimet në Përmet
ELBASAN- Kleriku At Nikolla Marku, prift i kishës “Shën Maria” në lagjen Kala në Elbasan i mirënjohur për qëndrimet e tij të përhershme të ashpra ndaj kryepeshkopit Anastas Janullatos në emër të të Kishës Autoqefale Shqiptare ka reaguar ndaj ngjarjeve më të fundit që kanë ndodhur në Përmet.
Në një deklaratë për mediat, ai ka theksuar se shpreh hapur dhe me keqardhje qëndrimin e tij rreth çështjes së ngjarjeve të Përmetit që lidhen me Kishën.
Sipas tij ‘një grup arrogantësh të mbledhur si helmi i gjarprit mes të cilëve edhe disa të veshur me rrobën e priftit , po ushtrojnë dhunë skandaloze ndaj punonjësve të veshur me uniformë policie. Kjo është e pashpjegueshme dhe me të drejtë pyesim se si është e mundur që qytetarët e Përmetit bëjnë sehir para një turpi të tillë”, vijoi më tej At Nikolla Marku deklaratën e tij.
Ndërkaq, ai është shprehur se do të bëhet gjithçka që është e drejtë për tu mbrojtur vlerat e historisë së kombit tonë.
“Askush në Shqipëri nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon që të Kisha me forcë dhe ën dëm të besimtarëve. Problemi I Përmetit zgjidhet nga Drejtësia dhe jo nga Konfliktet .Duke e cilësuar një shfaqje tejet të turpshme atë ka ndodhur e që po ndodh në Përmet , At Nikolla Marku kritikon edhe qëndrimin indiferent të Policisë së Shtetit, e cila duhet të parandalojë konfliktet sidomos këto që kanë në thelb edhe çështje pronësie ku palë në mes është edhe feja. Nuk mund të kuptohet kërcënimi i Kishës Ortodokse greke e cila i bën kërcënime të hapura edhe shtetit shqiptar .Me ç’të drejtë hyn në punët e shtetit shqiptar shteti fqinj i Greqisë .Çfarë synimesh kërkon të realizojë MPJ e Greqisë dhe shtypi grek me qëndrimet dhe deklaratat shoviniste të ditëve të fundit kundër institucioneve të shtetit shqiptar dhe atyre që mbrojnë ligjin, të drejtën e besimit dhe lirinë e pacënueshmërinë e Kishës Ortodokse të Pavarur Shqiptare ? Kush guxon ta trajtojë atdheun tonë si nëj provincë Greke? Sa e ndyrë dhe e pështirë është ajo shfaqe që bëjnë disa pseudo priftërinj në Përmet , të cilët janë kthyer në shërbëtorë të agjenturës shoviniste greke me në krye Anastas Janullatos si dhe autorët e veprimeve makabër në dëm të kombit shqiptar me ç’varrime dhe varreza memorial vorio-epiriote?”, - përfundon At Nikolla Marku.
(e.m/f.popja/BalkanWeb)