E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, kryebashkiaku: Kërkesae priftërinjve u refuzua sërish

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } PËRMET - Ka përfunduar në Përmet takimi i kreut të bashkisë me priftërinjtë. Pas takimit ka reaguar kryetari i bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe.

Sipas tij, vendimet e gjykatës duhet t’i respektojmë të gjithë dhe kërkesa e priftërinjve për të marrë ata nën administrim ish-Pallatin e Kulturës nuk pranohet.

Sipas Jaçes, takimi u bë për të qetësuar situatën, pas dhunës që shpërtheu mes klerikëve ortodoksë dhe policisë private, teksa të parët kërkuan të marrin nën administrim Pallatin e Kulturës.

Gjatë takimit nuk u diskutua rreth incidentit të djeshëm dhe u kërkua mirëkuptim nga komuniteti ortodoks për godinën. “Harmonia në qytetet duhet të jetë mbi gjithçka”, përmbylli Jaçe.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com) 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›