E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ata ishin 5”, Rama ndan foton nga Lezha

TIRANË, 4 maj /ATSH/Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, publikoi pas takimit elektoral në Lezhë një foto të shoqëruar me frazën “Ata ishin 5”, një mesazh që është kthyer tashmë në simbolikë elektorale të fushatës së Partisë Socialiste, e cila në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit mban numrin 5.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimeve me qytetarët në Lezhë, Rama nënvizoi se më 11 maj qytetarët do të kenë mundësinë të shprehen me votë, duke zgjedhur drejtimin europian, zhvillimin dhe modernizimin e vendit.

Sipas tij, numri “5” në fletën e votimit është zgjedhja për vazhdimësinë, për Shqipërinë që po ndryshon.

Partia Socialiste garon në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa numri 5 është kthyer në një element qendror të fushatës së saj. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›