Ata që smë japin votën u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave
Ju kujtohet Hazbi Kasaj, kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), që u bë i famshëm katër vite më parë për deklaratën e tij ai që nuk voton mua i daltë kanceri mu në grykë?
Ai është rikthyer sërish në televizionin lokal AOS, duke lëshuar një tjetër deklaratë të bujshme.
Ata që smë japin votën u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave, ka thënë Kasaj këtë herë në televizionin lokal të Përmetit.
Pavarësisht mallkimeve, Kasaj është bërë një personazh karizmatik në Përmet, aq sa njerëzit kërkojnë të paguajnë para në televizionin lokal, në mënyrë që ta nxjerrin atë në televizor. Të paktën në këtë fushatë të tensionuar, ka edhe momente të tilla humori./b.l