E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Sekui: KQZ nuk mund të marrë vendime me katër anëtarë (VIDEO)

sekui

Ndërkombëtarët vazhdojnë të këmbëngulin se situata e KQZ-së duhet të ndryshohet, pasi ajo nuk mund të funksionojë dhe të marrë vendime me vetëm katër anëtarë. Këtë gjë e ka konfirmuar sërish ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, pas një takimi që ka pasur me kryesocialistin Edi Rama.

Sigurisht që diskutuam edhe për çështjen e KQZ-së mes shumë çështjesh të tjera. Unë i kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratat e Ambasadorit Arvizu dhe të Shefes së Misionit të Monitorimit të ODIHR Zonjës McCormack. Pozicioni ynë tashmë është i njohur, KQZ ka katër anëtarë, por në mënyrë që të marrë disa vendime KQZ duhet të ketë më shumë se katër anëtarë.

Meqë ju përmendet Ambasadorin Arvizu, unë do doja të thosha se mbi këtë çështje dhe mbi çështje të tjera ne konsultohemi shumë, shumë shpesh. Për shembull, ne do takohemi edhe sot.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë mes tyre vlera, opinione dhe qëndrime, tha Sekui.

Ai është shprehur se BE dhe SHBA kanë një qëndrim të përbashkët për këtë çështje, ndërsa pohoi se do të zhvillojë edhe një takim me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, për situatën e krijuar në KQZ./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›