E Diel, 1 Nëntor 2026

Atalanta, Berat Gjimshiti shënon gol në Kupën e Italisë

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka shënuar gol në Kupën e Italisë me fanellën e Atalantës.

Mbrojtësi shqiptar ka ndëshkuar Genoan në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ve të finales së Kupës së Italisë.

Aktualisht po luhet pjesa e dytë e kësaj ndeshjeje dhe rezultati është 1-0 për Atalantën, falë golit të shënuar nga Berat Gjimshiti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›