Atalanta, Ivan Juric është pasardhësi i Gasperinit

Mungon vetëm njoftimi zyrtar, por Ivan Juric do të jetë trashëgimtari i Gasperinit dhe trajneri i ri i Atalantës. Një kontratë dyvjeçare e pret teknikun kroat, që e njeh mirë futbollin italian.
Vullneti i klubit zikaltër ka qenë gjithmonë të vazhdojë në gjurmët e Gasperinit duke pasur parasysh 9 vitet që i dhanë klubit një identitet të shkëlqyer. Juric ishte lojtar i Gasperinit dhe dy herë ndihmës-trajner i tij.
Ivan Juric ka një eksperiencë të gjatë si trajner, pasi më parë ka drejtuar Genoan, Veronën, Torinon dhe Romën në Serie A dhe së fundi Southamptonin në Angli.