Atalanta në telashe, Gjimshiti dëmtohet në kavilje

Berat Gjimshiti shqetëson Atalantën pasi në ndeshjen kundër Milanit ka pësuar një dëmtim të rëndë në kaviljen e këmbës së djathtë. Sipas mjekëve të klubit bergamask shqiptari, ndeshja e të cilit zgjati vetëm 59’, do të ndiqet dita ditës për të parë mundësinë e rikuperimit për takimet e fundit.
Siç dihet Atalanta në këtë fund sezoni është në garë për një vend në Ligën e Kampioneeve dhe prania e Gjimshitit shikohet si e nevojshme në arritjen e këtij objektivi.
Sa i përket Kombëtares shqiptare mendohet se Gjimshiti do të rikuperojë në kohë për takimin e qershorit, kur kuqezinjtë presin në “Arenën Kombëtare” përfaqësuesen serbe.