E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat djalit te deputetit

SHKUP - Nente te plagosur u shenuan dje ne oret e para te mengjesit ne nje lokalitet prane kryeqytetit maqedonas Shkup, ne nje sulm te armatosur, ku u plagos dhe nje i dyshuar. Policia konfirmoi se shenjestra ishte Besfor Aliti, djali 25-vjecar i deputetit te Bashkimit Demokratike per Integrim, Rafiz Aliti.

INCIDENTI

Ngjarja e rende ndodhi perpara bar "Vita", ne fshatin Radushe te Shkupit. Sipas deshmitareve, nje grup dhjetera personash me automjete "Skoda" dhe "Jugo" kane mberritur para cajtores. Ministria e Puneve te Brendshme ne Shkup, konfirmoi se "para cajtores, prone e M.S., nga Radusha, disa persona kane shtene me cifte, pistolete dhe automatik drejt 25-vjecarit Besfor Aliti, duke demtuar dhe te tjere perreth. Te plagosurit, ne castet e sulmit te armatosur ndodheshin brenda bar-cajtores. Ne vendin e ngjarjes eshte bere ekspertiza, ndersa vazhdojne masat per gjetjen e sulmuesve dhe ndricimin e plote te rastit, shtoi ministria. Kurse te gjithe te plagosurit jane transferuar ne Spitalin Ushtarak ne Shkup. "Aliti dhe nje person prej te plagosurve jane ne gjendje kritike, tre prej tyre jane leshuar ne kurim shtepiak, ndersa te tjeret jane mbajtur ne trajtim spitalor", pohoi policia.

HETIMET

Ne kuadrin e hetimit, Ministria e Brendshme tha se "ekziston dyshim se njeri prej te plagosurve, Selam Saliu, ka marre pjese ne grupin, i cili ka kryer sulmin". Prej ekspertizes se kryer ne vendngjarje dhe rreth 30 gezhojave te gjetura, eshte konfirmuar se pese presona prej tyre me arme automatike, pistolete dhe pushke gjuetie kane gjuajtur drejt Besfor Alitit. "Incidentin e kane shkaktuar Rexhep, Selam, Muhamed Vedat dhe Emin Saliu, qe te gjithe nga Radusha", konfirmoi policia. Ajo shtoi se "pjesa me e madhe e personave te dyshuar per sulmin, per momentin jane te pakapshem".

POLITIKA

Nderkohe, agjencia private lajmeve, Makfaks, tha se ne shkembimin e zjarrit, ku dhe u plagos rende djali i deputetit te BDI-se, Rafiz Aliti, kane marre pjese grupe te BDI-se dhe PDSH-se. Zyrtarisht, zedhenesi i Ministrise se Puneve te Brendshme, Ivo Kotevski, ne konference per shtyp, tha se ngjarja erdhi nga perplasja mes Alitit dhe sulmuesve. "Nuk perjashtohen edhe motivet politike, deri larje hesapesh, per zhvillime qe lidhen me periudhen parazgjedhore", tha Kotevski. Ai shtoi se ky eshte nje rast i perseritur i "larjes se hesapeve mes tyre".

Viktimat

"Te dyshuarit per sulmin jane Rexhep Saliu, Selam Saliu, Muhamed Saliu, Emin Saliu dhe Vedat Saliu, nga Radusha, te gjithe ne lidhje farefisnore", konfirmoi Ministria e Brendshme. Nje pjese e tyre, por edhe e te plagosurve, Reshad Asani, 54 vjec, Zylmi Tahiri, 46 vjec, Naser Murtezani, 47 vjec, Murat Ramadani, 53 vjec, Jakup Ramadani, 44 vjec, Bekim Farizi, 36 vjec dhe Xhevair Selami nga Radusha, rezultojne me precedente te meparshem penale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›