E Shtunë, 31 Tetor 2026

Quo vadis Turqi

Nga Baha Gungor*

Ne politiken e brendshme turke po bien serish kambanat e alarmit. Partia konservatore ne pushtet, AKP, kercenohet te ndalohet nga Gjykata Kushtetuese. AKP ka dhene nderkohe urdher per nje vale te re arrestimesh kunder kritikeve te qeverise dhe i akuzon ata se kane planifikuar atentate dhe puc. Kjo e tensionon gjendjen skajshem.

***

Me ankth po e hedhin evropianet keto dite veshtrimin drejt Turqise. Nje zgjidhje e krizes se vazhdueshme midis qeverise fetare-konservatore ne pushtet AKP dhe laicisteve nuk duket ne horizont. Asnjera nga palet nuk leviz as nje hap nga pozicioni i saj.

Sfondi eshte ky: ndoshta brenda ketij muaji, gjykata kushtetuese e vendit do te vendose nese do te ndalohet AKP-ja. Dhe nese do t'i ndalohet Kryeministrit Rexhep Taip Erdogan dhe 40 politikaneve te tjere qe te merren edhe me tej me politike. Argumentimi per vendimet mund te ishte se AKP-ja eshte kthyer ne "qender te aktiviteteve fondamentaliste kunder rendit baze laicist te republikes". Me kete argumentim jane ndaluar tashme kater parti islamiste - te gjitha nen kryesine e frymezuesit te Erdoganit, ish-kryeministrit dhe drejtuesit islamist, Nexhmedin Erbakan.

Qeveria ka nisur nderkohe arrestimin e disa duzinave personash, te dyshuar si anetare te nje organizate ilegale me emrin "Ergenekon". Ky emer pershkruan atdheun e pare mitik te popujve turq, ne te cilin, sipas legjendes, ata u terhoqen si nje grup i vogel pas humbjeve te renda kunder armiqve te tyre. Atje ata u shtuan pastaj brez pas brezi derisa, nen drejtimin e nje ujku gri, e gjeten rrugen per ne boten e madhe.

***

Simbolika flet vete. Kritiket e regjimit dhe nxitesit e nje ndarjeje te rrepte midis shtetit dhe politikes, sic e kuptonte ate themeluesi i Republikes, Ataturk, pas zgjedhjeve te vitit te kaluar jane margjinalizuar politikisht. AKP-ja, me nje shumice te rehatshme ne parlament mund te beje qe atehere c'te doje. Ate mund ta pengoje vetem Gjykata Kushtetuese, se ciles opozita dhe besniket ndaj Ataturkut i jane drejtuar disa here me shume sukses.

Me ererat e mbara nga Evropa, Erdogani beri gabimin qe filloi ta konsideroje te pagabueshem veten. Premtime bujare ne fushaten elektorale, si lejimi i shamise se kokes per grate ne universitete dhe ne burokraci, e shoqeruar me hapa te islamizimit te metejshem te vendit duheshin realizuar, per te qetesuar bazen. Kete Erdogani e beri pa u druajtur per humbje dhe u perpoq t'i arrinte synimet e tij pjeserisht me metoda te forta. Ai nuk beri kompromise dhe provokoi prova force me kundershtaret e tij politike.

Para fundit te luftes per pushtet nuk pritet te marre fund kriza e brendshme politike. Pala fitimtare do te jete pergjegjese per ta nxjerre Turqine serish ne shinat ne drejtim te Evropes. Perendimit nuk do t'i duhet as nje republike turke e orientuar me teprim ne vlerat islamike, as nje republike e orientuar ne vlera te kapercyera nacionaliste.

(Deutsche Welle)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›