Atentat i dyte ndaj biznesmenit
Policia e Vlorës nuk ka mundur ende te zbuloje autoret e atentatit ndaj biznesmenit te ndërtimit, Artur Tahiri, i cili arriti tu shpëtojë për mrekulli plumbave mbrëmjen e se dielës. Pas marrjes ne pyetje te biznesmenit, policia ka shoqëruar disa persona qe kane pasur konflikt pronësie me Tahirin, por asnjeri s'ka pranuar te ketë lidhje me atentatin. Tahiri është plagosur me arme zjarri edhe një vit me pare, por autoret edhe atëherë mbeten te paidentifikuar.
Shpërndaje