E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat ish-truprojes se Azem Hajdarit

SHKODER - Plagoset ne nje atentat ish-truproja i deputetit te Partise Demokratike Azem Hajdarit, i vrare ne vitin 1998. Marjan Gryka 40 vjecar, njekohesisht edhe kryetari i Shoqates "Azem Hajdari",eshte qelluar ne prite ndersa po udhetonte per ne Shiroke te Shkodres mbremjen e djeshme. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise vendore, te cilet thane se Gryka ndodhet ne spital dhe rrezikut per jeten. Burime policore u shprehen se Gryka eshte qelluar me arme zjarri nga dy persona ende te paidentifikuar, duke e plagosur ate ne trup dhe ne kembe. Ish-truproja mesohet se ka qene ne automjetin e tij "Benz" Sllon, duke ecur ne drejtim te Zogajt, kur kane nisur te shtenat me arme zjarri. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta te policise, te cilet kane derguar ne spitalin rajonal te plagosurin, ndersa nisen menjehere hetimet. Ende uniformat blu nuk mund te bejne te ditur shkakun e plagosjes se ish-truprojes se Azem Hajdarit. Vete i plagosuri ende nuk eshte permendur pasi gjendja e tij eshte serioze dhe eshte kerkuar te dergohet ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.

"Gryka, kryetar i shoqates "Azem Hajdari" sipas hetimeve te para, eshte qelluar nga dy persona qe kane qene me makine", konfirmoi policia e Shkodres. Pas te shtenave ata jane larguar menjehere duke e bere te veshtire identifikimin e tyre. Ne vendin e ngjarjes ndodheshin naten e djeshme edhe eksperte te prokurorise, te cilet kane ngritur nje grup te posacem per te hetuar ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›