E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Kodi shtyhet ne tetor

TIRANE - Komisioni i Posacem deshton serish me reformen zgjedhore, duke e shtyre hartimin e Kodit Zgjedhor per muajin tetor. Problemet me reformen e cuarjen dem te ketij muaji e pohoi dje Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila u shpreh se Kodi tashme do te miratohet brenda muajit tetor. Ne nje kohe kur afati i caktuar nga Kuvendi per perfundimin e ligjit zgjedhor, eshte 30 shtatori. "Kodi Zgjedhor do te miratohet brenda muajit tetor", keshtu u shpreh Kryetarja Topalli, duke pranuar tashme se duhet me shume kohe per reformen. Sipas Topallit, brenda muajit te ardhshem, Kodi zgjedhor do te jete gati, si nje sfide tjeter e Parlamentit dhe nje reforme tjeter e Parlamentit e domosdoshme qe do te mbyllet me sukses. Duke reaguar ndaj deklaratave te djeshme te Kryetarit te PS-se, Edi Rama, per konsensus ne miratimin e reformave te medha, ajo tha se "brenda Kuvendit kane meriten, pervec maxhorances, qe eshte lokomotiva e ketyre reformave, edhe opozita ne te gjitha rastet kur ka dhene konsensusin per ecjen perpara te tyre", theksoi Topalli. Ndryshe nga Topalli, kryetari i grupit demokrat Astrit Patozi vetem dy disa me pare shprehu bindjen se reforma do te jete gati brenda afatit. Por afrimi drejt limit, qe eshte data 30 shtator, nuk le shume per te besuar se partite politike do te ulen e brenda 3 diteve per te rene dakord mbi cdo nen te Kodit Zgjedhor. Po diten e djeshme Kryetarja e Kuvendit gjate nje takimi me grate e shoqerise civile vleresoi si nje arritje te madhe perfaqesimin ne masen 30% ne perberjen e Kuvendit qe do te dale nga zgjedhjet parlamentare 2009. "Kuota 30 % e perfaqesimit te grave ne Parlament duhet te mos konsiderohet si dhurate, por te shihet si nje gare reale, duke filluar qe nga strukturat partiake, nga keshillat e komunave , bashkive dhe deri ne perfaqesimin real ne Parlament", ju drejtua Topalli grave te shoqerise civile, intelektuale te njohura ne fusha te ndryshme. Sipas kryetares, nje ndryshim i tille eshte nje arritje e madhe jo vetem per grate por dhe per shoqerine shqiptare, qe ne legjislaturen e re do te kete 30% gra ne parlament. Kur sot ne kete institucion jane vetem 10 gra dhe 130 burra. "Kjo do te ndihmonte dhe me shume dinjitetin e gruas. S'kam qene kurre ne mbeshtetje te asaj qe eshte formale. Ai ose ajo qe garon, qe fiton , eshte ai, ajo, qe e meriton, sic eshte ne universitete, ne grupet e interesit, ne organizatat joqeveritare, dhe ne te gjitha fushat e tjera te jetes", theksoi kryetarja. Per vitin e ardhshem, pjesemarrja e me shume grave jo vetem ne parlament, por dhe ne institucione te tjera eshte e detyrueshme qe te jete ne masen 30%. Nje ndryshim i tille u percaktua ne ligjin e ri per "Barazine Gjinore" dhe eshte kthyer ne kryefjalen e fjalimeve te krereve politike. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›