E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat kamikaz në Afganistan, nëntë të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citon burime policore afgane.
 
Gjatë një prononcimi, shefi i policisë rajonale, Sayed Agha Saqeb, tha se “dy persona, makina e të cilëve ndiqej nga policia, kanë shpërthyer makinën në hyrje të një ndërtese, ku ndodheshin shërbimet e qeverisë së distriktit”.
     
"Nëntë persona kanë humbur jetën. Ne po mbikëqyrim makinën. Dy herë, ata janë urdhëruar të ndalojnë, por ata nuk e kanë bërë dhe kanë shpërthyer lëndët eksplozive në hyrje të ndërtesës'', shtoi ai./Start/

                                                                                             2012-04-10 10:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›