Polakët akuzojnë Rusinë për vdekjen e Kazinskit

Polakët kanë protestuar afër ambasadës ruse në Varshavë duke akuzuar Moskën për vrasjen e presidentit Lech Kazinski.
Sipas protestuesve rrëzimi i aeroplanit në vitin 2010 në të cilin ndodheshin presidenti polak dhe 95 persona të tjerë, nuk ishte aksident, por vrasje.
Protestuesit kanë djegur fotografitë e kryeministrit rus Vlladimir Putin. Protesta në kryeqyetin polak vjen në prag të përvjetorit të aksidentit të 10 prillit, të vitit 2010.
Protestuesit thanë se nuk besojnë se rrëzimi ishte aksident, ndërsa hetimet e autoriteteve ruse dhe të një komisioni qeveritar polak kanë përfudnuar.
Shumica e protestuesve ishin mbështetës të Jaroslav Kazinskit, vëllait binjak të presidentit të ndjerë, i cili po i “ushqen” me teoritë e vrasjes.