Atentat kreut të PS-së në Vlorë, Eltar Deda

Denoncimi i Dedës në polici ka pasur të bëjë me atë që ai e ka quajtur mekanizëm shpërthyes. Ai ka treguar se ka gjetur një shishe të lidhur me një fitil ndezës poshtë makinës së tij.
Kreu i PS-së së Vlorës nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje ne ngjarjen, duke kërkuar nga policia që të hetoj për rastin në fjalë.
Policia e Vlorës bënë të ditur se pas denoncimit një grup ekspertësh ka mbikëqyrur automjetin e kreut të PS-së, për të marrë shenjat e mundshme që autorët mund të kenë lënë.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij akti. Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje kreun e PS-së në lidhje me dyshimet e mundshme për këtë akt.
Vetëm pak ditë më parë në qytetin e Vlorës u shpërthye me lëndë eksploviza makina e anëtarit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.
m.xh/NOA