E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat ndaj Ahmedinejad, shpëton presidenti

Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad i mbijeton një atentati kundër tij. Lajmin e bën të ditur televizioni arab al Arabia sipas të cilit presidenti i shtetit islamik ishte objektivi i një sulmi me bombe në zonën e Hamadan, ne Iran. Sipas të njëjtit burim mësohet se një bombë është hedhur kundër kolonës së automjeteve të presidentit në kohën kur po dilte nga aeroporti i Hamadan. Autoritetet në Teheran konfirmuan lajmin ndërsa shtuan se Ahmadinejad nuk është plagosur gjatë shpërthimit. Megjithatë ka disa të plagosur në furgonin me gazetarë që shoqërointe presidentin.

Nga Teherani bëhet e ditur se është arrestuar menjëherë personi që hodhi bombën ndërsa Ahmadinejad ka vijuar me axhendën. Ai është shfaqur direkt në television ndërsa mbante fjalim në Hamadan. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar ftesën e presidentit Iranian për nje debat në media me presidentin amerikan Barak Obama në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahen në shtator. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs, administrata Obama gjithmonë ka thënë se "do të jetë e gatshme të ulet dhe të bisedojë për programin e paligjshëm bërthamor të Iranit" nëse Teherani do të ishte serioz.

Por ky seriozitet ka munguar sipas tij. Javën e kaluar presidenti Ahmadinexhad tha se ai është i gatshëm "të ulet ballë për ballë me presidentin Obama dhe t'i diskutojnë çështjet globale...para mediave që të shihet se kush ka zgjidhje më të mira".

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›