E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e konsumatorit, penalizohen 3 subjekte private

Drejtoria e mbrotjes së konsumatorit në ministrinë e ekonomisë ka penalizuar dhe paralajmëruar 3 subjekte të njohura në treg për parregullsi në afishimin e cmimeve dhe publicitetin. Drejtori i politikave tregtare në këtë ministri u ka kërkuar konsumatorëve të denoncojnë cdo parregullsi që hasin në treg.

"Komisioni ka vendosur dhe gjobitjen e Albtelecom Sh.A për të marr masa për rregullimin e të gjitha cmimeve komform ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Gjithashtu, komisioni ka shqyrtuar dy publicitete të Albania Airlines dhe jemi duke shqyrtuar dhe kompani të tjera ajrore që janë publikuar në uebsitin e kësaj kompanie po edhe në forma të tjera publicitare, të cilat nga përmbajtja e tyre përmbajnë praktika corientuese për konsumatorin. Kemi një problem shumë të madh me kompanitë ajrore në Shqipëri, sepse cmimet që vendosen zakonisht kur bëhet reklamimi i produktit që ofrojnë, nuk janë cmime reale të cilat në fund i paguajnë konsumatorët shqiptarë. Gjithashtu, komisioni vendosi që subjekti "Uji i Ftohtë" Tepelenë, të marr masa që nga muaji nëntor i këtij viti dhe në vazhdim të heqë nga etiketa e ujit deklaratën "E miratuar nga Komuniteti Europian", e cila është një deklaratë që nuk ekziston", thotë Besian Pesha, drejtor i politikave tregtare në Ministrinë e Ekonomisë.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›