E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Atentat ndaj ish-kryeministrit të Pakistanit, qëllohet me armë gjatë protestës

Është qëlluar me armë ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan. Ngjarja ndodhi teksa ish-kryeministri po merrte pjesë në një protestë në qytetin lindor të Lahore.

Sipas BBC, ish-kryeministri ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Khan po drejtonte marshimin për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, në momentin që është hapur zjarr ndaj tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›