E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat ndaj shiiteve ne qytetin e Kuetes

Rëndohet bilanci i një atentati ndaj shiitëve në qytetin pakistanez të Kuetës, me numrin e viktimave që ka arritur në mbi 80.

Policia pakistaneze zbuloi të dielën gjetjen e disa trupave të tjerë të pajetë në rrënojat e një pallati të shkatërruar nga shpërthimi i ndodhur.

Të plagosurit llogariten mbi 200, disa prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Bomba është shpërthyer në distancë përmes një telekomande, në një zonë të dominuar nga banorë shiitë.

Shpërthimi, i cili shënjestroi një treg të populluar në një lagje të qytetit të ndodhur në krahinën e trazuar të Baluçistanit, vetëm sa rrit tensionet dhe luftën ndërfetare në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›