Integrimi zgjedhjet e 23 qershorit kushti thelbesor

Kreu i Demokracisë Sociale Paskal Milo, ka deklaruar nga Korça nevojën për krijimin e një fronti opozitar me bazë të gjerë, duke përfshirë në të edhe parti të spektrit të djathtë, si FRD dhe AK. Për Milon, zgjedhjet e 23 qershorit janë kushti thelbësor për procesin e integrimit europian të vendit.
Pavarësisht pozicionimit opozitar, Paskal Milo shpreh vlerësimin për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për kërkimin e eshtrave të ushtarëve helenë në vendin tonë.
Referuar vendimeve të gjykatave për ngjarjen e 21 janarit dhe Gërdecin, Milo i ka konsideruar si të diktuara dhe ndikuara nga pushteti.