E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat në Ahmadinejad

Teheran, 4 gusht - Një minibus, në të cilin udhëtonin gazetarë në ndjekje të presidentit Mahmoud Ahmadinejad, është goditur nga një granatë. Presidenti iranian nuk është dëmtuar.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia Bloomberg, duke iu referuar të përditshmes së Khabar.

Sipas televizionit panarab Al Arabiya, një person ka hedhur një bombë ndaj mjeteve që ndiqnin Ahmadinejad, që ishte duke shkuar në qytetin e Hamadan, në veri-perëndim të Iranit. Autori i ngjarjes, sipas kësaj mediaje, është arrestuar.

Sipas Bloomberg, Ahmadinejad është shfaqur në televizion live, ndërsa fliste në Hamadan.

Në vendngjarje kane mbetur të plagosur disa persona, sipas televizionit Al Arabiya dhe Future Tv.

Shpërthimi ka ndodhur pak metra nga makina e liderit iranian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›