Ndalet plotësisht rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës

Washington, 4 gusht - Kompania British Petroleum tha se përpjekjet e saj për ta ndalur krejtësisht rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës kanë rezultuar me sukses, njoftojnë agjencitë nga Washingtoni. Deklarata thotë se presioni i naftës në burim është stabilizuar dhe tash është vënë nën kontroll. Miliona fuçi nafte rrodhën në Gjirin e Meksikës prej shpërthimit të platformës në 20 prill.