E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat në Lushnjë, shënjestra rivali i Aldo Bares

LUSHNJË-  Paraditen e kësaj të marte janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Lushnjë.

Policia vendore e Lushnjës njoftoi se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë Julian Sulo, 45 vjeç.

Të shtënat janë qëlluar drejt automjetit të tij, i cili ishte në lëvizje e sipër.

Ai njihet si  rivali i Aldo Bares.

Grupi hetimor ka nisur procedurat për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›