E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 34-vjeçari në Kamëz

TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Moment”. Në pranga ka rënë 34-vjeçari Odison Zguri, pasi lëvizte me armë zjarri në automjet.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me krehër dhe fishekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi 34 vjeç, banues në Kamëz”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›