E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat në Sarandë/ Plagoset rëndë 50 vjeçari, u qëllua nga 2 persona që lëviznin me motor

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të regjistruara mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës.

I plagosuri është identifikuar si Thimjo Rubati, 50 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet për një atentat të organizuar. Sipas të dhënave të para, 50-vjeçari është qëlluar nga dy persona te maskuar, te hipur mbi nje motor.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, janë blinduar hyrje-daljet e qytetit, ndërsa vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›