E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Korçë/ Plagos me thikë 18-vjeçarin, arrestohet njerku

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës me dëmtime në kokë dhe po merr ndihmë mjekësore në repartin e reanimacionit.

Nga hetimet e para dyshohet se 18-vjeçari është konfliktuar me njerkun e tij, i cili më pas e ka goditur me thikë.
Forcat e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, 37-vjeçarit Niko Baka.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›