E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat në Tiranë, plagoset me armë zjarri një 47-vjeçar

TIRANE - Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30 të mbrëmjes në rrugën “Gjergj Legisi”, ku ka mbetur i plagosur 47-vjeçari Qatip Sallahi.

Atentati është shënuar në afërsi të një lokali ku 23-vjeçari Laver Ibrahimi, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, ka qëlluar me automatik në drejtim të 47-vjeçarit Sallahi.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka për zanafillë një konflikt mes palëve, të ndodhur në vitin 2011 në Greqi.

Sakaq mësohet se pas një kontrolli të ushtruar në banesën e autorit, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri me silenciator si formë automatik Scorpions, si dhe 50 copë fishekë model 54, dhe 70 fishekë model 56, si dhe dy mbajtëse fishekësh.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›