Pushimet nga puna, Greqia ngrihet në greva e protesta
Një javë e ngjeshur me greva e protesta do të jetë kjo që sapo filloi, për shkak të planeve të qeverisë për largime nga puna.
Reagimet e sindikatave të sektorit publik që protestojnë ndaj masës së kalimit në dispozicion dhe pushimeve nga puna do të përshkallëzohen duke filluar që nga dita e sotme.
Këtë mëngjes rojet e shkollave në Athinë zhvilluan një protestë para ministrisë së Reformës Administrative, ku ndërhynë forcat speciale MAT për shpërndarjen e tyre. Policia përdori gaz lotsjellës dhe për pasojë 3 persona shkuan në spital me probleme në frymëmarrje.
Unioni sindikal i sektorit publik, ADEDY e ka cilësuar javën nga 16 deri më 20 shtator si një javë lëvizjesh intensive me kulmin grevën 48 orëshe në sektorin publik, më 18 dhe 19 shtator.
Që nga sot fillojnë greva të përsëritura 5 ditore punonjësit e fondeve të sigurimeve, ata të entit të punësimit (OAED) dhe të shërbimeve të ministrisë së punës, në shenjë proteste për përfshirjen e 618 punonjëve në regjimin e qarkullimit.
Gjithashtu, një front të përbashkët protestash synojnë unionet sindikaliste të pedagogëve dhe mësuesve të arsimit publik dhe privat. Federata e punonjësve të arsimit të mesëm ka shpallur greva të përsëritura pesëditore që nga dita e sotme, ndërkohë që punonjësit e arsimit privat do të bëjnë grevë 48 orëshe më 16 dhe 17 shtator.
Tension edhe në sektorin e shëndetësisë, ku mjekët kanë shpallur grevë 3 ditore, nga e marta 17 deri të enjten, 19 shtator, ndërsa punonjësit do të marrin pjesë në grevën 48 orëshe të shpallur nga sindikata e sektorit publik.
Ndërkohë që Greqia përfshihet nga grevat dhe protestat, në Athinë kanë mbërritur specialistët teknikë të Trojkës, ndërsa në 22 shtator priten edhe krerët e misionit, të cilët do të vendosin për ecurinë e reformave në Greqi. Një nga reformat e kërkuara është edhe ajo në administratën publike, ku pritet largimi nga puna i 12 500 punonjësve.
(Balkanweb)