Atentatet me Europe i penduari zbardh skemen
Nje grup xhihadist me baze ne Hamburg te Gjermanise mendohet se eshte zemra e Al Kaedes ne Europe ku parashikohen sulme ne te ardhmen.
Gjithcka ka dale nga Ahmed Sidiqi gjermani me origjine pakistaneze i cili ka rrefyer se bashke me 10 shoke te tjere la Hamburgun per tu bashkuar me Al Kaeden ne zonat tribale te kufirit mes Pakistanit dhe Afganistanit.
Sidiqi po bashkepunon me autoritetet amerikane e inteligjencen Gjermane dhe per cdo dite qe kalon skema e sulmeve ne Europe po zbardhet. Familja e terroristit te penduar nuk e ka besuar lajmin per djalin e tyre pasi ai u tha atyre se do te largohej ne Afganistan bashke me bashkeshorten per te nisur nje jete te re.
Policia gjermane thekson se celula e Hamburgut i zhvillonte mbledhjet ne xhamine Taiba e njejta ku ka shkuar shpesh here edhe pergjegjesi i 11 shtatorit Mohammed Atta.