E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA nena dhe i dashuri abuzim me femijen

Ngjisin femijen ne mur me letra ngjitese dhe e lene te qaje per ore te tera. Kjo ngjarje e trishte ka ndodhur ne Lincoln ne Nebraska ku nje nene torturonte per argetim bashke me te dashurin djalin e saj 22 muajsh.

I dashuri 19-vjecar Corde Honea ia lidhte djalit te vogel duart pas shpines dhe me pas e ngjiste ne mur pa i lene te voglit asnje mundesi levizjeje. Kur femija niste te qante nena dhe i dashuri i saj shkrepnin fotografi.

Nena Jayla Hamm 18 vjec argetohej me keto cmenduri dhe nuk i jepte ndihme djalit te saj. Policia zbuloi kete ngjarje skandaloze permes sinjalizimeve nga nje mik i ciftit te cilit iu treguan fotografite.

Gjykatesi e denoi nenen me 10 dite burg dhe dy vjet mbikeqyrje. I dashuri i saj u denua me 36-60 muaj burg per abuzim ndaj te miturve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›