Atentati i Zef Docit rrefimi i bashkeshortes dhe versioni i policise

TIRAN- Pashke Doci bashkeshortja e Zef Docit nga spitali ushtarak rrefeu dje per Shekullin ngjarjen e dy neteve me pare me te shoqin ku ai mbeti i plagosur si dhe komunikimin me te ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak ku ai po qendron qe prej mbremjes se te shtunes kur u transportua nga spitali i Lezhes.
Gruaja 49-vjecare tha se ajo nuk dinte dhe nuk kishte dijeni per ndonje konflikt te mundshem te bashkeshortit te saj me persona te tjere apo per motive te ndryshme. Pashke Doci mohoi qe familja e saj te kishte ndonje konflikt apo mosmarreveshje me persona te ndryshem me banore te Balldrenit te Lezhes. Pashkja prej vitesh punon ne poste ndersa i shoqi ka nje biznes te vogel te perpunimit te bulmetit ne Balldren. 49-vjecarja hodhi poshte edhe pisten e konflikteve te te shoqit apo mosmarreveshjeve dhe konkurences ne biznes.
Pashke ne cfare gjendjeje ndodhet aktualisht bashkeshorti juaj Zefi
Ende jam e tronditur nga ajo qe ka ndodhur mbreme dhe thuajse te gjithe naten e kam kaluar pa gjume. Nuk di tju flas me saktesi per gjendjen pasi Zefi eshte ne reanimacion dhe eshte shume i lodhur. Nga sa me kane thene mjeket dhe kam mundur te shoh une ai ka dy plage ne kemben e djathte dhe ka pasur demtime serioze. Mjeket me kane thene se aktualisht gjendja shendetesore e tij eshte jashte rrezikut.
Vec faktit se ka dy plage ne kembe a keni dijeni se cfare shkalle demtimi ka bashkeshorti juaj ne to
Nuk e di saktesisht por mjeket me kane thene se demtimi ishte serioz dhe ne fillim rrezikonte por pas operacionit qe ka kryer mbreme gjendja e tij shendetesore eshte tashme nuk ka rrezik per ndonje problem. Operacioni ka dale mire dhe shpresojme te shkoje mire.
Si e moret lajmin e plagosjes se Zefit mbreme te shtunen ne mbremjeAs vete nuk mbaj mend se si ka ardhur ai lajm ne shtepi. Ne na ra si rrufe ne qiell te hapur. Vetem 10 minuta perpara ngjarjes kishim folur me Zefin dhe na tha qe ishte ne nje shtepi ne nje takim dhe na tha qe ishte fare afer shtepise dhe do te kthehej shume shpejt. Me vone nuk e di se si e kemi marre vesh. Ose dikush nga ne i ka telefonuar atij ose ai vete ka marre ne telefon dhe na ka thene.
Ne crrethana ka ndodhur ngjarja a jeni ne dijeni
Nuk di tju them saktesisht asgje sepse ne sa e kemi marre vesh jemi nisur per ne spital. Na thane qe ishte plagosur ne kembe dhe me pas bashkeshorti u transportua per ne Spitalin Ushtarak. Vete Zefi na ka thene se dy makina e kishin ndjekur duke i prere rrugen dhe me pas i kane dale perpara duke qelluar nga te gjitha anet. Nuk kishte vend apo pjese te makines qe te mos kishte vrima. Vetem Zoti e ka ruajtur.
A keni folur me Zefin
Kam folur pak por nuk eshte ne gjendje te flase dhe te tregoje shume sepse eshte i lodhur. Me ka thene se i kishin prere rrugen dy vetura dhe me pas e kishin qelluar me arme. Me pas kishte ndier se ishte plagosur. Kaq me ka treguar sepse me ka thene qe ska kuptuar dot asgje. Gjithcka ka qene erresire dhe e pamundur te shikoje dicka.
Keni pasur konflikt me ndonje person per motive te ndryshme apo per konkurrence ne lidhje me biznesin tuaj
Jo asnjehere nuk kemi pasur konflikte apo mosmarreveshje me asnje person as per biznesnin dhe as per ndonje motiv tjeter.
Arrestohet atentatori i kandidatit policia Shkaqet banale
Ka perfunduar ne pranga Almarin Marinaj 27 vjec nga fshati Kakariq komuna Balldre e Lezhes i akuzuar si autor i atentatit qe iu be kandidatit demokristian te kesaj komune mbremjen e se shtunes.
Burimet nga policia bene te ditur se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta gjithsesi ende nuk eshte qartesuar se per cilat motive behet fjale. Nga ana tjeter familjaret e Zef Docit kane hedhur poshte mundesine e cdo lloj konflikti qofte me banore te fshatit por edhe me persona te tjere per shkak te konkurrences.
Burime nga policia bejne te ditur se Almarini i akuzuar per vrasje me paramendim te mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje kishte kohe qe po pergatitej per te kryer nje veprim te tille. Dyshohet se shkak per kete eshte nje lidhje qe kandidati demokristian dyshohet te kete pasur me nje te aferm te autorit gjithsesi nje gje e tille mbetet ende per tu zbardhur.
Policia e Lezhes nuk ka dale ne nje deklarate per shtyp lidhur me ngjarjen nderkohe qe e vetmja gje e bere e ditur eshte arrestimi i autorit qe ne oret e para te mengjesit te dites se diele. Pavaresisht se dyshohet qe 27-vjecari nuk ka qene i vetem ende nuk eshte bere i ditur emri i ndonje bashkepunetori.
Kandidati i koalicionit te djathte per komunen e Balldrenit ne Lezhe Zef Doci 50 vjec u plagos mbremjen e se shtunes rreth ores 2100 ne aksin Balldre- Gocaj prane fshatit Kakarriq kur po kthehej per ne shtepi. Docit eshte qelluar me dy arme te ndryshme dhe ka marre dy plumba ne trup.
Sipas burimeve te policise kandidatit demokristian iu pre rruga nga dy automjete dhe menjehere eshte hapur zjarr. Doci i kishte pikasur dy makinat qe e ndiqnin por kishte vazhduar itinerarin e tij. Edhe pasi eshte qelluar ai i ka dhene vete makines duke shkuar deri ne spital ndersa atentatoret jane larguar. Ne momentin e ngjarjes ai ndodhej i vetem ne makine.
Drejtori i Policise se Lezhes Muharrem Furriku tha se i plagosuri ne momentin e ngjarjes ka qene duke u kthyer nga nje takim zgjedhor qe kishte pasur gjate dites se djeshme me perkrahes te tij ne disa zona te komunes Balldren te rrethit te Lezhes. Policia ne vendin e ngjarjes tha se kishte gjetur dhe administruar ne cilesine e proves kater gezhoja qe mendohet se i perkasin nje arme pistolete.
Zef Doci perfaqeson Lidhjen Demokristiane dhe njekohesisht eshte kandidat i koalicionit te djathe per komunen e Balldrenit ne Lezhe. Nderkohe 27-vjecari mesohet te jete pjese e strukturave te Partise Demokratike te po kesaj zone.