Dritan Prifti Do te mbeshtes kandidatet e Partise Socialiste

Ne kete interviste dhene gazetarit Lorenc Vangjeli ish-ministri Prifti deklaron se do te mbeshtese kandidatet e PS ne zgjedhjet e 8 majit ne qarkun e Fierit. Fitoren e opozites ai e konsideron edhe si domosdoshmeri duke shtuar se ka dijeni se opozita eshte 16 per qind me shume e votuar se mazhoranca ne keto zgjedhje.
Ai thote se Berisha ka gabuar kur ka zgjedhur ish-ministrin e Brendshem Basha si sfidant per kryeqytetin ndersa per LSI-ne thote qe ajo tashme ka vdekur politikisht.
Z. Prifti tashme gara ka nisur por palet e perfshira qofte ne menyre deklarative qofte ne menyre praktike i konsiderojne ato jo thjesht zgjedhje lokale por nje test politik. Ju si e gjykoni menyren e zgjedhjeve te 8 majit
Zgjedhjet e 8 majit per opoziten dhe per nderkombetaret jane test politik. Nese opozita i fiton bindshem keto zgjedhje ajo duhet te kerkoje fort zgjedhje te reja te pergjithshme brenda ketij viti.
Nderkombetaret kane konsensus mes tyre qe nese opozita i fiton bindshem keto zgjedhje ata do ti hapin rruge zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme ne Shqiperi. Ne kete kontekst edhe mazhoranca i konsideron zgjedhjet politike por nuk deshiron ta thote kete publikisht. Berisha dhe Meta e dine qe keto zgjedhje politikisht i kane te humbura. Ne cdo lloj analize dhe hamendjeje opozita i fiton keto zgjedhje. Sondazhet kombetare e nxjerrin opoziten rreth 16 per qind perpara mazhorances.
Pra politikisht zgjedhjet e kane nje fitues dhe asgje nuk do te ndryshoje nga fushata. Berisha kerkon qe zgjedhjeve tu jape nje kuptim administrativ domethene sikur qytetaret zgjedhin personin qe do te administroje bashkine apo komunen e tyre. Ne kete menyre ai heq vemendjen dhe penalizmin politik qe i vjen mazhorances nga keqqeverisja dhe korrupsioni i saj dhe kerkon ti ktheje votimet ne ndeshje mes personave dhe jo forcave politike.
Sa me shume te shihen zgjedhjet si gare mes personash aq me mire eshte per Berishen aq me e vogel do te mund te ishte humbja e tij. Nga ana tjeter Edi Rama duhet ti tregoje qytetareve se keto zgjedhje jane politike se nese ato fitohen nga opozita zgjedhjet e reja te pergjithshme do te vijne brenda vitit. Nese opozita i fiton keto zgjedhje rotacioni i qeverise eshte i afert mbase dhe brenda vitit 2011.
Ata qe duan nje ndryshim pushteti pas ketyre zgjedhjeve vendore duhet te votojne kandidatet e opozites pavaresisht se cilet jane ata. Te gjithe e dime se pushteti vendor ne Shqiperi ka shume pak instrumente te ndryshoje jeten e qytetareve. Ndryshimi vjen nga largimi qeverise jo nga largimi i kryetarit te baskise apo komunes. E perseris edhe njehere se zgjedhjet e 8 majit jane thellesisht politike dhe nje shans i madh per te sjelle ndryshimin e qeverise ne Shqiperi.
fare mund te ndodhe ne tre skenaret e mundshem fitore e pozites fitore e opozites apo nje rezultat qe te dy palet e konsiderojne fitore reciprokisht Si do te jete Shqiperia politike e dites me pas pra e 9 majit
Versioni juaj i pare do te ishte nje fatkeqesi per Shqiperine. Keta lidere te korruptuar dhe arrogante do te kishin arsye te vazhdonin vjedhjen dhe korrupsionin te pakten deri ne 2013-en. Ne Shqiperi nuk do te ndryshonte asgje pervecse do te kishte perkeqesim. Nje fitore e tyre ne keto zgjedhje do te sillte me shume diktature me pak liri ekonomike me pak liri mediatike me pak optimizem nga investitoret.
Atmosfera e zymte ku eshte zhytur Shqiperia kerkon nje ndryshim te madh nje faqe te re politike nje fitore te opozites. Fitorja e opozites do te sjelle optimizem per te ardhmen e vendit. Pa asnje dyshim kjo fitore sjell menjehere zgjedhje te parakohshme. Pas kesaj Shqiperia kthen nje faqe te re ne zhvillimin e saj. Skenari i trete me asnje fitues te qarte eshte i demshem dhe do te zvarrise ndryshimet pozitive te pakten deri ne vitin 2013. Ky skenar do te zvarrise krizen ekonomike dhe politike. Ky skenar do ta mbaje Shqiperine ne nje status quo zymtesie.
fare do te ndryshonte cilido rezultat ne marredheniet e Tiranes zyrtare me opoziten por dhe me faktorin nderkombetar Keto zgjedhje jane konsideruar madje edhe nje referendum popullor...
I vetmi skenar pozitiv per vendin eshte fitorja e opozites ne keto zgjedhje. Fitorja e opozites do te bente qe edhe mazhoranca te zbutej. Sepse do te ndjente ndryshimin e ardhshem te pushtetit dhe do te fillonte te zbuste marredheniet per nje kalim te bute ne opozite.
Do te fillonte bashkepunimi ne Kuvend dhe zbutja e egersise politike. Humbja e ketyre zgjedhjeve do ti hiqte Berishes tullen e fundit dhe do ta linte ate pa asnje argument perpara nderkombetareve per te qendruar me tej ne pushtet. Nese verifikohet qe shumicen popullore nuk e ka Berisha por opozita atehere do te binte edhe argumenti i fundit per te vonuar zgjedhjet e parakohshme.
Tirana eshte kryendeshja e perplasjes elektorale. A ka mundesi te kete nje gare Rama-Basha apo eshte nje gare direkte mes Berishes dhe Rames
Ne Tirane nuk ka gare fare. Fitorja e Edi Rames eshte mbi 15 per qind ne diference. Basha sidomos pas 11 janarit nuk eshte kandidat serioz. Berisha gaboi qe vuri kandidat ish-ministrin e tij te Brendshem.
Ne 11 janar u vrane 4 shqiptare te pafajshem nga armet e Gardes se Republikes dhe Lulzim Basha nuk mund te votohet as nga socialistet dhe as nga demokratet. Berisha gaboi me kete kandidat. Po nese Berisha kerkon ta djege Bashen pas 11 janarit kjo eshte menyra me e mire per ta nxjerre ate jashte politikes.
Ju kane konsideruar nje makine elektorale edhe miqte edhe armiqte tuaj politike ku e gjeni veten ju ne kete gare
Une jam ne opozite dhe ne kete fushate elektorale do te perqendrohem ne Qarkun e Fierit ku jam deputet. Do te punoj ne mbeshtetje te te gjithe kandidateve te PS-se. Do te hedhim bazat qe ne zgjedhjet e pergjithshme PS dhe opozita te marre ne Qarkun e Fierit 11 deputete nga 9 te tille qe ka sot.
Ish-partia juaj LSI-ja ka shpallur objektivat e saj elektorale si i gjykoni ju ato sidomos ne krahasim me 28 qershorin 2009
Kam alergji kur shoh LSI-ste ne televizor. Nuk kam asnje ide se cfare objektivash kane ata por ju garantoj se ajo force politike nuk e kalon pragun elektoral prej 3 per qind ne keto zgjedhje.
LSI-ja ka vdekur politikisht. Kudo qe shkoj ndjej qe populli ka urrejtje per Ilir Meten. Nuk degjoj me asnje te majte apo te djathte qe nuk e shan ate. Pervec njerezve qe ai i paguan me para ne dore nuk ekziston asnje lloj simpatie ne popull per Ilir Meten apo LSI.
Ne keto dy vjet cili eshte produkti politik qe afron LSI ne perputhje me programin e saj te qershorit 2009
LSI ka mbetur nje parti pa identitet. Ajo nuk eshte as force e majte dhe as e djathte. Kjo parti u kthye ne nje zedhenese te klaneve mafioze ne ekonomi. LSI perfaqeson sot vetem disa grupime ekonomike qe kane fituar nga shkelja e ligjit dhe qe jane te gatshem te investojne para qe paligjshmeria te vazhdoje. LSI identifikohet sot vetem me Ilir Meten. Programi i saj politik u zevendesua me bllokun e zi te Metes qe punon vetem per nje familje dhe nje bande.
LSI ne Fier ka vene kandidate ne keto zgjedhje njerez qe njihen si miqte tuaj ata qe ju keni promovuar personalisht vite me radhe. Do te vazhdoni ti mbeshtesni ata
shte e vertete. Ilir Meta ka vendosur si kandidate ne disa komuna miqte e mi me shpresen se une do ti mbeshtes serish dhe ata do te fitojne. Gabohet. Asnje kandidat i LSI nuk do fitoje ne Fier. Edhe vellai im po te mbetej ne partine e Ilir Metes nuk do te fitonte dot nen siglen e LSI-se ne Fier.
Ata kandidate qe pranuan te kandidojne per te perfaqesuar emrin e felliqur te Ilir Metes kane turperuar veten familjet e tyre dhe nuk do ta kene kurre mbeshtetjen time. Te votosh per Ilir Meten do te thote te votosh me ndergjegje per krimin imoralitetin pabesine hajduterine dhe intrigen.
Keni qene nismetar i disa prej hetimeve me te bujshme penale ne keto muaj duke nisur qe me videon Meta-Prifti e nafta Virgin. Sipas jush sa larg ka shkuar e keqja ne kete vend Sa eshte numri i videove te tjera te nxehta qe ju dispononi dhe a mendoni se ka nje shans publiku te njihet me to
Une nuk njoh akoma nje person te dyte ne Shqiperi qe si anetar i kabinetit qeveritar te kete denoncuar korrupsionin e qeverise ku ben pjese edhe vete. Une e kam bere kete brenda qeverise Berisha. Keto denoncime me kushtuan mua largimin nga detyra. Pasi u largova une vazhdova denoncimet edhe me fuqishem. Kalova me vullnetin tim ne opozite duke injoruar ofertat per rifutje ne qeveri.
Premtova qe do te nxirrja video te tjera deri sa te fitohej perfundimisht beteja me korrupsionin qeveritar ne Shqiperi. Por cfare ndodhi Dikush me sulmoi mua me armet e mia. Me provat materiale qe une i dorezova Prokurorise dikush filloi te me sulmonte mua. Me akuzuan. Me hoqen imunitetin dhe po me hetojne. Perdoren ne menyre te jashteligjshme videot e mia per te me bere te mbyll gojen dhe te ndaloj misionin tim. Une kam ndaluar dhe po sqaroj dyshimet e ngritura ndaj meje.
Nuk mund te vazhdoj te bej armiq te rinj. Ata qe godas une me video jane te fuqishem kane pushtet kane fuqi mbi sistemin e drejtesise dhe kane dhene shembuj qe e kane perdorur drejtesine per interesat e tyre ne shume raste. Nuk do te rrezikoj me gjate. Per kuriozitetin tuaj ju them se kam dhe disa video te tjera te pashfaqura.
Ndonje prej tyre eshte dhe me e tmerrshme se videoja e Ilir Metes qe kane pare shqiptaret. Por asnje prej tyre nuk do ta shohe me driten e publikimit. Nuk kam asnje garanci qe ato nuk perdoren serish kunder meje.