E Hënë, 2 Nëntor 2026

Atentati mafioz në Rinas/ I plagosuri dërgohet tek Trauma, me plagë në kokë

TIRANË- Një atentat mafioz ka ndodhur pak minuta më parë në Rinas.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.

Bashkë më të në makinë ka qenë dhe një person tjetër, i cili ka mbetur i plagosur.

Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, me plagë në kokë.

Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›