E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati me dy viktima në Lezhë, policia njoftim zyrtar

Lezha u trondit nga një atentat i ndodhur pasditen e sotme. Viktimë mbetën Kreshnik Mujica dhe bashkëshortja e tij. Policia e Lezhës ka bërë një reagim zyrtar, ndërsa theksohet se në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin 39 vjeçarin, Kreshnik Mujica që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë,  është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe  nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›