E Diel, 1 Nëntor 2026

Djalit iu bë atentat bashkë me gruan, nëna e Kreshnik Mujecit në vendin ku ndodhi krimi/ Drejtori i policisë Lezhë: Është ngritur grupi hetimit

Arben Nasufi drejtor i policisë Lezhë ka reaguar pas atentatit të ndodhur në Lezhë, ku u vranë çifti i bashkëshortëve.

Në një komunikim për mediat, ai theksoi se autoritetet po punojnë për hetimin e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë autorëve të krimit.

“Është ngritur grupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet. Punohet intensivisht me qëllim hetimin e plotë dhe zbardhjen e dinamikës dhe ngjarjes dhe kapjen e autorëve”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin. Ndërsa mësohet se prindërit e Kreshnik Mujecit ndodheshin pranë zonës së krimit, ndërsa nuk kishin dijeni për ngjarjen. Pak pasi kanë mësuar krimin janë afruar drejt vendit të krimit ku shihen të tronditur e të përlotur.

Siç shihet edhe nga pamjet, në zonë ndodhen forca të shumta policie. Gjithashtu ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po tërheq trupat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›