Atentati ndaj 32-vjeçarit Alban Tançi në Bulqizë, arrestohet autori

Alban Tançi, 32 vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri më 14 nëntor në Bulqixë. I riu mori dy plumba në këmbë.
Tre ditë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Halit Bajraktarin, 32 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me 5 copë fishekë.
Sipas policisë, dy të rinjtë kishin konflikte të mëparshme me njëri-tjetrin, sherr i cili degradoi më 14 nëntor me përdorimin e armës.
Mësohet se Alban Tançi është me precedent të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj personit. Në vitin 2020 ai u arrestua nën akuzën e gjobëvënies ndaj një biznesmeni kromi, ndërsa në vitin 2019 ai kishte plagosur në dorë një shtetas për motive të dobëta.