E Diel, 1 Nëntor 2026

Wesley Clark dëshmon në Hagë, ish-komandanti i NATO-s pyetet për rolin e ish-krerëve të UÇK

Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, është paraqitur sot para dhomave të specializuara në Hagë.

Ai po pyetet per ish-komandantët e UÇK ndërsa është personi i fundit i cili dëshmon në mbrojtje të  ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Dëshmia e  Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën, pas së cilës Gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e procesit.

Paraqitja e provave nga mbrojtja ka filluar në 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin. Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Pas dëshmisë së Clark,  procesi do të kalojë në fazën përfundimtare të përmbylljeve nga palët përpara shpalljes së vendimit nga trupi gjykues.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›