E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati ndaj 32-vjecarit në Bllok, policia heton në 3 pista

TIRANË- Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë në orët e para të ditës së sotme pistën kryesore të vrasjes së ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut. Viktima, 32-vjecari Nadien Zeneli i ekzekutuar mbrëmë në një lokal ishte pronar i një firme kromi në Bulqizë. Prandaj, sipas policisë pista kryesore ku është përqendruar hetimi është një konflikt i të mundshëm për shkak të biznesit.

Në atentatin që iu bë 32-vjecarit nga Dibra, mbetën të plagosur edhe dy shtetas të tjerë, të ulur me të në të njëjtën tavolinë. Ata janë shtetasit Taf Mandri 23 vjec dhe Bledar Miha dhe aktualisht ndodhen në spitalin Ushtarak. Ndërsa një person i 4-t i ulur në tavolinë, i shpëtoi atentatit. Shkëmbimi me armë zjarri ka shkaktuar panik në zonën që njihet për popullimin në orët e mbrëmjes.

Gazetari i NEWES24 Spartak Koka deklaron se policia po heton edhe mbi pistën e trafikimit të femrave dhe atë të larjes së hesapeve. Hetimi po vazhdon me zbardhjen e tabulateve telefonike të viktimëës si dhe marrjen në pyetje të 8 dëshmitarëve. Edhe familjarët e viktimës do t'i nënshtrohen marrjes në pyertje nga ana e policisë së bashku me dy personat e plagosur, që ishin mbrëmë me të në lokal.

Organet e hetimit kanë skicuar tashmë identikitin e vrasësit. Kjo u bë e mundur nga të dhënat e 8 dëshmitarëve, sipas të cilëve vrasësi i përket moshës nga 20 në 25 vjec. Ishte i gjatë 175 deri në 180 cm, mbante pak mjekërr dhe flokët i kishte të ngritura përpjetë. Ai ka ecur në këmbë deri sa ka gjetur personat e duhur dhe ka shtënë me 3 plumba në drejtim të viktimës dhe me nga një plum për dy të plagosurit. I riu mbante veshur një bluzë të bardhe dhe pantallona të zeza.

6 muaj më parë nga përplasja e grupeve rivale të kromit në Bulqizë, mbeti i vrarë një kalimtar i rastit. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi vetëm pak metra larg bashkisë së qytetit kur grupet rivale, ai i Durricëve dhe i Ilirjan Jangullit, njëri në një automjet dhe tjetri në këmbë në mes të qytetit kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit duke përdorur një arsenal të tërë armësh në prezencë edhe te dhjetera qytetarëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›